Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parandalohet një krim në Tiranë, pranga autorit

Parandalohet një krim në Tiranë, pranga autorit
October 08
20:28 2016

Nga Anduena Llabani

Efektivë të Policisë të Tiranës kanë arritur të parandalojnë në kohë një ngjarje kriminale, duke vënë në pranga autorin.

Është kryer arrestimi i shtetasit Altin M., i cili akuzohet se ka goditur ish-të fejuarën me thikë në këmbë. Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Kapet në flagrancë autori.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacionit të marrë dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në afërsi të shkollës “Bajram Curri”.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u kap në flagrancë shtetasi Altin M., i cili ka goditur me thikë në këmbë ish-të fejuarën e tij, shtetasen A.N., e cila u dërgua në QSU dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje