Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parandalohet krimi në Fier, pranga 2 autorëve

Parandalohet krimi në Fier, pranga 2 autorëve
May 17
09:32 2016

Policia e Fierit ka arritur në kohë të parandalojë një krim dhe të arrestojë dy shtetasit që dyshohet se kanosën me armë një të ri në lokal. Ngjarja ka ndodhur në një lokal bar-kafe në lagjen “1 Maji” në Levan të Fierit. Është kryer arrestimi i 27-vjeçarit Eneo Bubullima, banues në lagjen “Sheq i Madh” dhe  27-vjeçares File Avdiraj, banuese në fshatin Levan.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për një konflikt që po ndodhte në këtë lokal, forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kapur në flagrancë shtetasen File Avdiraj, e cila ishte duke fshehur armën tip pistoletë me të cilën i dyshuari tjetër ka kanosur shtetasin me iniciale  R.M, 26 vjeç, banues në fshatin Levan.

Në cilësinë e provës materiale është kryer sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë dhe i një krëhëri me 6 fishekë. Materialet për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Etiketimet
Shperndaje