Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Parandalohet krimi në familje, pranga 31-vjeçarit pas denoncimit të bashkëshortes

Parandalohet krimi në familje, pranga 31-vjeçarit pas denoncimit të bashkëshortes
October 15
15:35 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Tiranës ka parandaluar krimin në familje, duke vënë në pranga një shtetas 31-vjeçar. Ndalimi i tij u krye pas denoncimit të bashkëshortes së tij, e cila njoftoi se po kërcënohej me armë zjarri.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.10.2016, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë brenda një familjeje, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Ylber Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Pas një telefonate të ardhur në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, te numri 112, ku shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

/Blitz.al/

krimi

krimii

Etiketimet
Shperndaje