Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paralajmëroi publikimin e dokumenteve për qeverinë turke, sulmohet Wikileaks

Paralajmëroi publikimin e dokumenteve për qeverinë turke, sulmohet Wikileaks
July 19
09:42 2016

Një ditë më parë, Wikileaks paralajmëroi publikimin e disa të dhënave për kabinetin qeverisës në Turqi, pak ditë pas tentativës së dështuar për grusht shteti. Wikileaks bëri të ditur se është duke planifikuar lirimin e dokumenteve, konkretisht bëhet fjalë për 300 mijë email-e dhe 500 mijë dokumenre të tjera.

Veç kësaj, organizata paralajmëroi se qeveria turke do të përpiqet të censurojë shpërndarjen e dokumenteve në fjalë, ndaj i kërkon publikut turk të jetë i gatshëm të anashkalojë përpjekjet e qeverisë për të bllokuar këtë qasje të dhënash.

“Qeveria turke me gjasa do të censurojë ose parandolojë publikimin e këtyre dokumenteve. Ne kërkojmë që turqit të jenë të gatshëm të na ndihjmojnë dhe të anashkalojnë këto përpjekje të tyre.”, shprehet Wikileaks, përcjell Blitz.al.

Pas këtij paralajmërimi, Wikileaks raportoi se është nën një sulm të vazhdueshëm kibernetik. “Infrastruktura jonë është nën sulm të vazhdueshëm. Ne jemi të sigurtë për origjinën e sulmit.”, shkroi organizata në “Twitter” duke premtuar publikimin e të dhënave të martën.

Komento
Etiketimet
Shperndaje