Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Para se të vritej, Muammar Gaddafi i ka kërkuar ndihmë Izraelit

Para se të vritej, Muammar Gaddafi i ka kërkuar ndihmë Izraelit
April 16
09:45 2016

Sot, 5 vjet pas rënies së regjimit të Tripolit dhe vrasjes së liderit Muammar Gaddafi, dalin disa informacione sekrete rreth 1 prej ‘kërkesave’ të fundit të ish-kolonelit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja “Times of Israel”, e cila citon një shërbim radio të ushtrisë izraelite, Gaddafi i ka kërkuar ndihmë Izraelit në mënyrë që të ndërhyjë për të ndaluar sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Francës.

Në bazë të informacioneve, ish-lideri i Libisë ka dërguar në Izrael një ndërmjetës të një pale të tretë (nuk bëhet e ditur), në mënyrë që të arrinte në emër të kolonelit një ndihmë diplomatike. Pra, Gaddafi i gjendur në një situatë të vështirë, kërkoi që qeveria izraelite të përdorte marrëdhëniet e saj të mira me SHBA-të dhe Francën, për të ndaluar sulmet, gjë që në fakt nuk u pranua.

Flitet se emisari i diktatorit gjithashtu ka paralajmëruar se në rast të rënies së regjimit, pasojat e rrezikshme për Libinë dhe për Europën do të ishin të mëdha, gjë që vërtetohet nga ngjarjet e kohëve të fundit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje