Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Para dhe seks në këmbim të notës e vendit të punës, “arrest me burg” sekserit në UBT

Para dhe seks në këmbim të notës e vendit të punës, “arrest me burg” sekserit në UBT
September 10
14:39 2016

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për sekserin Besim Nasufi, i cili akuzohet për ndikim të paligjshëm. Bëhet e ditur se 65-vjeçari pati probleme pas publikimit të rastit dhe u shtrua në spital.

Në videon e publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ai garanton marrjen e provimeve pa hyrë fare në to dhe sigurimin e punësimit në këmbim të favoreve seksuale.

Më tej, ai tregon në videon e publikuar për një të dashur që ka pasur në fakultetin ku është përgjegjës, të cilën e ka punësuar te Zooteknika dhe një tjetër që e ka çuar në Gjermani nëpërmjet Universitetit të Kamzës, i cili është i vetmi që njihet në disa vende të botës. /Blitz.al/