Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papërgjegjshmëria e uniformave të bardha, ndërron jetë foshnja në Elbasan

Papërgjegjshmëria e uniformave të bardha, ndërron jetë foshnja në Elbasan
March 23
13:04 2016

Tre mjekë pediatër të Qendrës Spitalore në Elbasan janë vënë nën hetim  pasi akuzohen për pakujdesi gjatë punës, si pasojë e së cilës ka humbur jetën një foshnjë. Bëhet fjalë për një vajzë njëvjeçare, e cila mbrëmjen e së hënës është dërguar në spitalin e Elbasanit pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje dhe dyshimi i parë i mjekëve ka qenë për bronkit.

Por vetëm 12 orë pas vdekjes së vajzës ekspertiza mjekësore ka treguar se vdekja është shkaktuar nga gëlltitja e një trupi të huaj nga ana e të miturës, që i ka shkaktuar dhe bllokimin në frymëmarrje. Një gjysmë thelbi arre i ka kushtuar jetën foshnjës.  Mjekët nisën kurën intensive me medikamente si dhe me oksigjen dhe pak kohë më vonë e dërguan në shtëpi duke i këshilluar prindërit që në fund të kurës të riktheheshin në spital.

Mjekët kanë refuzuar kërkesën e babait për një rekomandim në spitalet e kryeqytetit duke e konsideruar të panevojshëm transportimin. Babai i vajzës, i tronditur nga konkludimet, ka denoncuar mjekët me inicialet E.L. 57 vjeç, F.B. 51 vjeç dhe D.B. 56 vjeçe.

“Ata e lanë t’i dilte shpirti vajzës pak e nga pak, ndaj dhe kam bërë denoncim në polici dhe kërkoj të zbardhet e vërteta e kësaj fatkeqësie”, – është shprehur Ëngjëll Toçi, i ati i të miturës.

 

 

Shperndaje