Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Françesku shpall Kardinal Dom Ernest Troshanin

Papa Françesku shpall Kardinal Dom Ernest Troshanin
October 09
16:34 2016

Papa Françesku ka shpallur në lutjen e të dielës në Vatikan, kardinalët e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin nga Shqipëria. Ai është i vetmi prift në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Dy vjet më parë më 21 shtator 2014, me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Tiranë, Dom Ernest Troshani dëshmoi vuajtjet e tij dhe të Kishës Shqiptare për gjatë periudhës komuniste. Përqafimi i përzemërt dhe përlotja e Papës janë disa nga momentet që në atë kohë tërhoqën vëmendje.

Dom Ernest Troshani është kardinali i dytë shqiptar pas Ernest Koliqit i cili ishte shpallur kardinal prej Papa Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishterë dhe për martirizimin. Shpallja e Dom Ernest Troshanit kardinal, konsiderohet edhe si nderim dhe mirënjohje e Papa Francesku për Shqipërinë.

Sakaq figura politike si Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha kanë shprehur mirënjohjen për vendimin e Papa Franceskut dhe shpalljen Kardinal të Ernest Troshanit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje