Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Françesku në Poloni: “Zot, ki mëshirë për popullin tënd!”

Papa Françesku në Poloni: “Zot, ki mëshirë për popullin tënd!”
July 29
16:05 2016

Papa Françesku ka qenë i pranishëm në këtë të premte në Aushvic, Poloni.

Në një homazh për 1.5 milionë njerëzit e vrarë nga pushtuesit nazistë në kampin e vdekjes në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai është lutur në heshtje për shpirtin e këtyre viktimave, shumica hebrenj.  Papa Françesku është ulur në një stol pranë portës së Aushvicit dhe ka kaluar disa minuta në heshtje e më vonë ka shkëmbyer dhurata me 12 të mbijetuar nga lufta.  Në librin përkujtimor të Aushvicit, Ati i shenjtë ka shkruar në spanjisht: “Zot, ki mëshirë për popullin tënd! Zot, fal për kaq shumë mizori!”/Blitz.al/

Shperndaje