Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Françesku miraton shenjtërimin e Nënë Terezës

Papa Françesku miraton shenjtërimin e Nënë Terezës
March 15
19:23 2016

Papa Françesku ka firmosur sot dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Eventi do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Sipas vendimit, data e shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë ditën e diel, më 4 shtator të këtij viti, dhe do të jetë ngjarja kryesore e Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Duke nisur nga ky vit, data 4 shtator do të shënohet në Kalendarin Apostol si dita e shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.

Komento
Shperndaje