Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Francesku, humor me Melanie Trump: “Me çfarë e ushqen bashkëshortin?”. Ja si përgjigjet ajo

Papa Francesku, humor me Melanie Trump: “Me çfarë e ushqen bashkëshortin?”. Ja si përgjigjet ajo
May 24
10:11 2017

Presidenti amerikan Donald Trump ka takuar Papa Franceskun në kuadër të një turi udhëtimesh të nisura nga ai në disa vende.

Ata janë ulur në një bashkëbisedim prej 30 minutash pasi janë përshëndetur përzemërsisht me njëri-tjetrin.

Me ta gjatë takimit mësohet se ka qenë i pranishëm vetëm 1 përkthyes.

Trump ka thënë se është një nder për të takimi me Papën.

“The Guardian” shkruan se Papa gjatë momentit kur kanë shtrënguar duart ka bërë dhe humor me buzëqeshje, pasi ka pyetur Melanie Trump: “Me çfarë e ushqen bashkëshortin?”, ndërkohë që ajo i është përgjigjur: “Me pica”. Por kjo nuk është dëgjuar mirë dhe mund të ketë qenë një version tjetër përgjigje jo i konfirmuar nga mediat.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe vajza Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, sekretari i shtetit Tillerson dhe disa anëtarë stafi.

Nuk ka shpëtuar pa rënë në sy veshja e bukurosheve në krah të Trump, pasi Melanie kishte veshur fustan të zi me vello, një traditë që konsiderohet e respektueshme në Vatikan.

Pas këtij takimi, Trump do të udhëtojë drejt Brukselit në samitin e NATO-s. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje