Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Françesku emëron imzot George Frendon si Arqipeshkvin e ri të Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëron imzot George Frendon si Arqipeshkvin e ri të Tiranës dhe Durrësit
November 17
13:02 2016

Imzot George Frendo është emëruar ditën e sotme  Arqipeshkvi i ri i Tiranës dhe Durrësit nga Papa Françesku. Emërimi i tij në këtë detyrë është bërë pas ndarjes nga jeta të imzot Rrok Mirditës në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Imzot Frendo, rregulltar domenikan e teolog nga Malta, prej shumë vitesh jeton në Shqipëri.

Imzot George (emri i pagëzimit Antonio) ka lindur më 4 prill 1946 në Qormi, Maltë. Pasi përfundoi studimet fillore dhe të mesme, hyri në Urdhrin e Predikatarëve apo Dominikan në vitin 1962 dhe në vitin 1963 bëri kushtet e para. Ndoqi studimet për filozofi e teologji pranë kolegjit filozofik-teologjik “Sancti Thomae Aquinatis” në Rabat të Maltës.  Në vitin 2007 ai u emërua anëtar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar. Ai është autor i disa librave të natyrës doktrinore apo shpirtërore njëkohësisht njohës i mirë i gjuhës shqipe.

“Papa i dhuron dioqezës tonë një bari që do të udhëheqë. Imzot Frendo do të dialogojë me botën dhe fetë e tjera”, – theksohet nga Kisha Katolike./Blitz.al/

Komento
Shperndaje