Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Françesku bën fajtor djallin për skandalet e abuzimeve seksuale të kishës katolike

Papa Françesku bën fajtor djallin për skandalet e abuzimeve seksuale të kishës katolike
October 10
13:52 2018

Institucioni i kishës dhe Vatikani janë vënë në qendër të kritikave kohët e fundit për shkak të skandaleve dhe akuzave për abuzimet seksuale që bëhen nga priftërinjtë pedofilë. Por për Papa Françeskun fajtori i vetëm për “krizën” me të cilën po përballet Kisha Katolike Romane është djalli.

Në fakt Papa Françesku, i cili e mban “pozicionin” si numri një i kishës që nga viti 2013, ka deklaruar gjithmonë se beson që djalli është i vërtetë dhe nëse ne e mohojmë këtë vetëm sa do të na bëjë më të dobët në përballjen me të. Kështu në vend që ai të akuzojë priftërinjtë pedofilë dhe fajtorët e vërtetë të këtyre skandaleve ai drejton gishtin nga djalli. Jo vetëm kaq por ai e akuzon atë se përgjegjësin kryesor për problemet e ndarjes në kishë.  “Kisha duhe të shpëtohet nga sulmet e “të keqit” dhe “akuzuesit të madh” dhe në të njejtën kohë duhet të jetë më e ndërgjegjshme për fajet gabimet e veta”.

Gjithashtu shenjtëria e tij ka kërkuar besimtarëve katolikë që në çdo ditë të muajit tetor të recitojnë një lutje dhe të shpëtojnë veten e tyre nga sulmet e djallit. Ndërkohë arsyeja pse ai përdor termin “akuzuesi i madh” është sepse kisha është goditur dhe nga disa akuza të ish kardinalit Vigano i cili në një letër prej 11 faqesh rrëfente se Papa dhe vetë kardinalët ishin në dijeni të abuzimeve seksuale dhe nuk kanë vepruar. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje