Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Françesku bekon bebet e sapolindura me probleme shëndetësore

September 17
12:12 2016

Papa Françesku ka vizituar dhe bekuar të porsalindurit me probleme shëndetësore që ndodhen në spitalin “San Giovanni” në Romë.

“E premtja e Mëshirës” është dita kur Ati i Shenjtë viziton një vend vuajtjeje. Personeli dhe prindërit e foshnjave janë surprizuar nga prezenca e tij në ambientet e spitalit. Papa është ndalur në të gjithë inkubatorët ku ndodheshin 12 foshnja dhe ka përshëndetur dhe u ka dhënë mbështetje prindërve të tyre.

Pas vizitës në maternitet, ai ka vizituar spitalin “ Villa Speranza” dhe u fut në 30 dhoma me pacientë./Blitz.al/

Shperndaje