Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa do kthehet në Itali së bashku me 12 refugjatë

Papa do kthehet në Itali së bashku me 12 refugjatë
April 16
15:11 2016

Sipas televizionit shtetëror grek, Papa Françesku do të kthehet në Romë bashkë me 12 refugjatë, ndër ta sirianë dhe afganë, si për t’i dhënë mesazhin e tij Europës.

Sipas mediave greke, Ati i Shenjtë kishte shprehur dëshirën për të çuar në Itali dymbëdhjetë prej refugjatëve që e pritën atë në kampet e ishullit Egje të Greqisë. Me këtë vendim të tij, refugjatëve sirianë dhe afganë u duhet të gjejnë vend për t’u akomoduar së bashku me Papën në aeroplanin që do t’i transferojë në Romë.

Kjo zgjedhje e Atit të Shenjtë nuk është aspak e rastësishme. Përmes këtij vendimi, Papa Françesku shpreh qëndrimin kundër ndaj zgjedhjes europiane për të mos marrë në konsideratë afganët si përfitues të së drejtës për azil.

Zëdhënësi i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, At Federico Lombardi, për momentin ka zgjedhur të mos komentojë vendimin e Papës.

Etiketimet
Shperndaje