Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panuçi takon Xhakën: “I gatshëm për t’u rikthyer në Kombëtare”

Panuçi takon Xhakën: “I gatshëm për t’u rikthyer në Kombëtare”
July 30
17:59 2017

Taulant Xhaka është treguar i gatshëm për t’u rikthyer në Kombëtare pas largimit të De Biazit. Me ardhjen e Panuçit, futbollisti i Kombëtares tani më nuk ka asnjë problem dhe mund të vazhdojë të japë kontributin e tij për përfaqësuesen shqiptare. Kristian Panuçi ka udhëtuar sot drejt Bazelit për të rilidhur marrëdhëniet e mesfushorit me Kombëtaren.

Sipas asaj që raporton “SuperSport”, përgjigjja e Xhakës ka qenë pozitive dhe ai është gati të kthehet kuqezi, pa pasur nevojë që t’i kërkojë falje askujt. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi vizita e Panuçit në ndeshjen e sotme mes Bazelit dhe Lucernës i ka shërbyer trajnerit të Kombëtares për të mësuar se Xhaka mund të mos luajë më rregullisht në klubin e tij.

Trajneri i Bazelit, Rafael Viki, po përdor një skemë të re 3-5-2 për kampionët e Zvicrës dhe një nga emrat e sakrifikuar është ai i Xhakës, që duhet të ulet në stol. Për momentin, ai nuk është zgjedhje e parë në mesfushë edhe në Zvicër, mediat vendase e shohin atë si një “alternativë” ndaj titullarëve, edhe pse gjatë viteve të fundit ka qenë ndër lojtarët më të qëndrueshëm për Bazelin.

Komento
Shperndaje