Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panuçi “me dorë të hekurt”: Kombëtaren nuk mund ta ktheni në cirk!

Panuçi “me dorë të hekurt”: Kombëtaren nuk mund ta ktheni në cirk!
September 07
12:18 2017

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Kombëtares Shqiptare Kristian Panuçi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë.

Pasi vlerësoi ndeshjet, trajneri ka këshilluar lojtarët të respektojnë rregullat. Këtë herë, pas rastit të Cikalleshit, ai e ka pasur veçanërisht me Kukelin dhe Abrashin, të cilët nuk kanë respektuar orarin.

“Kur vijnë në ekip duhet të ndihen mirë, por duhet të kenë respekt karshi rregullave dhe fanellës që veshin. Sepse pa respekt për oraret, për vendimet e federatës, gjithçka shndërrohet në një cirk. Siç ndodhi edhe me një lojtar… nuk dua që ndonjëri të ndihet më i mirë apo më i keq. Kombëtarja nuk është vend pune ku kërkohet leje për të ardhur një ditë më vonë. Sepse gjatë gjithë përvojës të gjithë lojtarët kanë fituar kontrata jashtë falë ekipit kombëtar dhe duhet ta respektojnë”, – ka thënë ai.

Ka vetëm pak kohë që ka marrë drejtimin e Kombëtares, por duket se trajneri italian ka zgjedhur të veprojë “me dorë të hekurt” ndaj çdo parregullsie apo neglizhence të futbollistëve, kushdo qofshin emrat e tyre. Le të shpresojmë që ky të jetë një mësim për të gjithë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje