Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panik për eskortën e Kryeministrit të Palestinës, sulm me eksploziv dhe 5 të plagosur…

Panik për eskortën e Kryeministrit të Palestinës, sulm me eksploziv dhe 5 të plagosur…
March 13
14:27 2018

Kryeministri palestinez Rami Hamdallah është bërë sot shënjestra e një atentati me eksploziv në momentin që ka hyrë në Rripin e Gazës me autokolonën e tij. Disa persona kanë mbetur të plagosur, por vetë Kryeminisri nuk marrë asnjë plagë dhe nuk është lënduar. Nga dëshmitarët e ndodhur në vendngjarje, një person që po kalonte me motorr hodhi një pajisje shpërthyese drejt makinës së fundit të autokolonës, e cila ka pësuar dëmtime të shumta.

Ky incident ka ndodhur mes tensioneve në rritje midis fraksioneve kryesore palestineze mbi implementimin e marrveshjes së pajtimit e cila u nënshkrua vitin e kaluar. Autokolona arriti të kalonte dhe të hynte në një inaugurim të planifikuar të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza.

Bëhet e ditur se edhe Shefi i Inteligjencës së Autoritetit Palestinez Majed Faraj ishte pjesë e autokolonës së Kryeministrit. Fatah, partia politike me bazë në Bregun Perëndimor, së cilës i përket Presidenti palestinez Mahmud Abbas, fajësoi për shpërthimin Hamasin, partinë e cila është në pushtet në Gaza.

 

 

 

Shperndaje