Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panik në Paris prej përmbytjeve, zhvendosen edhe pikturat e Luvrit

Panik në Paris prej përmbytjeve, zhvendosen edhe pikturat e Luvrit
June 03
10:24 2016

Reshjet në Francë dhe Gjermani janë shtuar në masë, ashtu siç ishte paralajmëruar prej parashikuesve të motit. Qindra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që tanimë janë të përmbytura.

Presidenti francez, Francoise Hollande, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonat ku përmbytjet sa vijnë dhe shtohen. Për sa i përket Parisit, niveli i lumit Siena vazhdon të rritet aq sa drejtuesit e muzeut të Luvrit kanë zhvendosur punimet e artit në depot nëntokësore për të qenë të sigurta.

Momentalisht mijëra njerëz janë evakuuar nga qeveria franceze, ndërkohë që mbi 24 mijë shtëpi janë aktualisht pa energji elektrike.

Shperndaje