Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panik në Marsejë, gjenden disa bombola gazi pranë një sinagoge

Panik në Marsejë, gjenden disa bombola gazi pranë një sinagoge
September 10
17:52 2016

Pas arrestimit të tri grave në Paris, të cilat akuzohen për lidhje të drejtpërdrejtë me Shtetin Islamik dhe planifikim të një sulmi në kryeqytetin francez, një tjetër incident është shënuar në Francë, konkretisht Marsejë.

Mësohet se një makinë e dyshimtë me disa bombola gazi është gjetur jashtë një sinagoge në Marsejë. Mediat franceze shkruajnë se pas alarmit fillestar, policia bëri të ditur se mjeti nuk përmbante elemente që rrezikonin shpërthimin.

Një zyrtar i departamentit “Bouches-du-Rhône” ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimin për identifikimin e pronarit të makinës që u gjet pranë sinagogës. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje