Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panik në Bodrum të Turqisë, të shtëna me armë zjarri brenda një resorti, një viktimë e disa të plagosur

Panik në Bodrum të Turqisë, të shtëna me armë zjarri brenda një resorti, një viktimë e disa të plagosur
July 30
15:04 2017

Bodrumi, një nga qendrat më të rëndësishme turistike të Turqisë, është kthyer sot në lajm, pasi në një nga resortet e zonës është qëlluar me armë zjarri.

Mediat turke raportojnë se një person ka hapur zjarr në një klub që ndodhej në resortin turistik, duke vrarë një person dhe plagosur 4 të tjerë.

Viktima është një 18-vjeçar i cili punonte në resort.

Ai u transportua menjëherë në spital, por nga plagët e shumta që kishte marrë nuk arriti të shpëtonte.

Sipas dëshmitarëve, autori kishte hyrë në ambientet e resortit ku kishte pyetur për klabin “Sess Beach”.

Më pas filloi të qëllojë me armë dhe u largua.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për të identifikuar agresorin, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist apo për një ngjarje personale mes viktimës dhe autorit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje