Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Pandi do të jetojë 126 vjet, t’i japë teserën e partisë djalit të Zahos”- Rama, batuta me banorët në Tiranë

“Pandi do të jetojë 126 vjet, t’i japë teserën e partisë djalit të Zahos”- Rama, batuta me banorët në Tiranë
June 14
09:44 2017

Kryeministri Rama ka vijuar fushatën elektorale me takime me banorë të Njësisë 5 në Tiranë, në zonën pranë pallatit me shigjeta.

Bashkë me Pandeli Majkon, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn ata janë ulur me banorë të tjerë të zonës në një kafe ku kanë shkëmbyer batuta.

Mes të tjerave, Rama ka ngacmuar kryesisht Pandeli Majkon me batutat pikante që i kanë bërë të gjithë të qeshin.

“Kjo metoda e kafeve një nga një është e Pandit”,- tha fillimisht Rama me humor kur kafet po u çoheshin në tavolinë dalëngadalë.

Mes të tjerash, Rama është njohur edhe me një administrator pallati, me nofkën “Sadami”.

Ai i ka treguar kryeministrit se është zgjedhur administrator nga asambleja e pallatit dhe se të gjithë i binden dhe nuk i thyejnë urdhrat. Administratori i ka treguar kryeministrit edhe si e ka marrë nofkën “Sadami”.

“Punoja te RENEA e merresha me të gjithë rrugaçët e Tiranës. Unë aty shkoja në operacione, futesha i pari, ndaj ma vunë Sadami”, – tha ai.

Ndërsa Rama është shprehur i habitur nga mënyra e funksionimit të njësisë dhe zonës me administratorin “Sadami”, Majko i ka kujtuar se jeton në fshat.

Më tej Rama ka vijuar me batutat, kryesisht me Majkon.

Këto janë disa prej batutave të thënë nga Rama:

Rama: Unë jam Edvin Droga. Mua s’më shkon Lali Edvini. Edvin droga dhe Saje Qorri, ç’të gjeti Pandi ç’të gjeti, je zhytur në narkosocializëm. Sadami, Noriega dhe Xhorxh Bushi. Pandin e kemi të veçantë. Ne të tjerët vemë e vijmë, po Pandin e kemi. 126 vjet do rrojë. Do bëhet profesionist për të ardhur të na shoqërojë në varreza të gjithëve. Do japë intervista atje dhe do thotë: “Këtë e kam pas mik”. Pandi do y’i japë teserën e partisë djalit të Zahos se e ka atë ky.

Komento
Shperndaje