Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panairi i Punës, Klosi: S’janë plotësuar 100 vende për taksist

Panairi i Punës, Klosi: S’janë plotësuar 100 vende për taksist
April 30
14:47 2016

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, e cilësoi si të suksesshëm Panairin e Punës, i cili përfundon sot. Ai deklaroi se pati plot 11 mijë e 200 aplikime për punë, ndërkohë që u vu re mungesa e theksuar e kualifikimit të krahut punëtor. Gjithashtu, ai bëri me dije se në panair morrën pjesë 130 kompani, sipërmarrje nga më të suksesshmet.

“55 mijë persona vizituan në dy ditët e para panairin, numri do rritet, kompanitë arritën të realizonin deri tani 11 mijë e 200 aplikime. Jo të gjitha do jenë të suksesshme, por u vu kontakti i parë me kompaninë. Këto janë punë që i fiton nëpërmjet kompanive. Panairi kërkon në mënyrë urgjente kualifikim. Aplikoni në kurset e trajnimit profesional janë falas, merrni një zanat, merrni një profesion, një licencë që ju bën konkurrent në treg. Në Korçë kërkoheshin 50 kasapë dhe nuk janë gjetur ende, edhe këtu në panair u kërkuan 100 shoferë taksie dhe nuk u gjetën.”,- u shpreh më tej ministri.

Shperndaje