Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pamjet satelitore: Si u transformua Durrësi nga ndërtimet ndër vite

Pamjet satelitore: Si u transformua Durrësi nga ndërtimet ndër vite
December 04
09:54 2019

Pamjet satelitore të nxjerra nga “Google Earth Timelapse”, një program që të lejon të shikosh ndryshimet që ka pësuar cdo vend në planet që prej 1984, tregojnë se zona e Kënetës në Durrës, filloi të popullohej masivisht pas viteve 2000, kryesisht pas 2005-ës.

Ndërsa në 2015-n, sic do e shihni më poshtë nga pamjet, ajo zonë ështe bërë njësh me qytetin e Durrësit. Për fat të keq, ish-Këneta, e cila sigurisht ka një terren të dobët për ndërtime, ishte një nga zonat më të prekura prej tërmetit të 26 nëntorit, ku u shënuan dhe jetë të humbura.

Ndërkohë mund të shihni dhe ndryshimin që zonat e tjera të qytetit të Durrësit kanë pësuar nga 1985 deri në 2019-ën.

Mund ta shihni vetë programin në linkun këtu. /Blitz.al/

Burimi: Monitor

Share