Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pamjet e kamerave të sigurisë, një person i vë flakën makinës së kryebashkiakut Dritan Leli dhe largohet me motor

Pamjet e kamerave të sigurisë, një person i vë flakën makinës së kryebashkiakut Dritan Leli dhe largohet me motor
October 11
09:43 2019

Një ditë pas djegies së makinës që ishte në përdorim nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja.

Sipas asaj që raporton ‘BalkanWeb’ , një person është kapur nga kamerat e sigurisë, ku pasi djeg makinën e Lelit, një mjet tip “Range Rover”, largohet nga vendi i ngjarjes me një motor.

Mësohet se si provë materiale për ngjarjen në fjalë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth zonës dhe të një banese private. Ndërkohë policia ditën e djeshme mori dëshminë e kryebashkiakut të Vlorës dhe të personit që kishte parkuar makinën pranë mjetit që përdorej nga ai. Të dyja makinat u dëmtuan plotësisht nga zjarri.

Nuk jepen detaje nëse policia ka identifikuar autorin dhe ende nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, që si pistë të fortë ka atë që lidhet me detyrën e Dritan Lelit. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share