Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pamje tronditëse! Vogëlushja siriane kërkon dëshpërimisht të atin pas shpërthimit: Babi, eja!

Pamje tronditëse! Vogëlushja siriane kërkon dëshpërimisht të atin pas shpërthimit: Babi, eja!
October 11
22:05 2016

Të tjera pamje të një fëmije tjetër sirian që ka mbetur e plagosur si pasojë e sulmeve janë shndërruar në virale. Ato janë postuar në mediat sociale nga një grup pro opozitës siriane, “Talbiseh Media Center”.

Bëhet fjalë për një vogëlushe 8-vjeçare që shfaqet në ambientet e spitalit, mbuluar nga pluhuri dhe e gjakosur në ballë dhe hundë, e cila kërkon babanë e saj. E dëshpëruar dhe e frikësuar, ajo vazhdimisht thërret për të atin.

Aya tregon se ndodheshin në shtëpi kur ndodhi shpërthimi. “Babi, eja!” përsërit ajo herë pas here, teksa personeli i spitalit përpiqet ta mjekojë. Aya u nxor nga rrënojat së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, pasi një sulm ajror goditi të hënën shtëpinë e tyre në Talbiseh.

Aktivistët bëjnë me dije se vogëlushja më pas u ribashkua me familjen e saj. /Blitz.al/

ayaa

Komento
Shperndaje