Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Pamje të rënda video) Demi i tërbuar i fut brirët një burri në rrugë

(Pamje të rënda video) Demi i tërbuar i fut brirët një burri në rrugë
June 13
18:29 2017

Një person u dëmtua rëndë nga një dem, i cili e mori përpara dhe e goditi me brirët e tij ndërsa burri ishte duke filmuar gjithë skenën me iPad.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Tereceiras në Portugali ndërsa kafsha ishte futur në rrugë ku mbahej nga një litar përreth qafës pasi 8  burra përpiqeshin ta mbanin në krahun tjetër.

Por ndërsa disa persona vraponin që t’i shpëtonin brirëve të kafshës, njëri prej tyre nuk ka qëndruar i vëmendshëm pasi po filmonte e si pasojë ka rënë pre e zemërimit të demit.

Në videon e transmetuar, një burrë ka qenë duke ngacmuar demin me një copë materiali jeshil, ndërsa më pas vrapon. Por në rrugë për atë, demi ka hasur në qëndrimin statik të personit me iPad të cilin e ka goditur fort.

Nuk bëhet me dije nëse personi në fjalë ka pësuar dëme të rënda për shëndetin apo jo. /Blitz.al/

  

Shperndaje