Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pamje të rënda! Tigrat hanë të gjallë gomarin në kopshtin zoologjik

Pamje të rënda! Tigrat hanë të gjallë gomarin në kopshtin zoologjik
June 07
14:59 2017

Punonjësit e një kopshti zoologjik në Kinë u kanë hedhur për të ngrënë tigrave një gomar të gjallë.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e personave aty pranë dhe për pak orë është bërë virale në internet, pasi mënyra që kanë zgjedhur punonjësit e këtij kopshti për të ushqyer tigrat ka shkaktuar një debat të fortë, sidomos nga shoqatat ndërkombëtare të mbrojtjes së kafshëve.

Në video duket kur gomari i hedhur në ujë nga punonjësit tenton t’i largohet tigrit, por kafsha grabitqare bashkë me një tjetër të llojit të tij e shqyejnë gomarin.

Rezistenca e gomarit ka zgjatur pak më shumë se 30 minuta. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje