Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet video kur makina përplas 4-vjeçarin në Kumanovë (Pamje të rënda)

Publikohet video kur makina përplas 4-vjeçarin në Kumanovë (Pamje të rënda)
July 04
12:35 2016

Pamjet se si ka humbur jetën 4-vjeçari Almir Aliu janë bërë tashmë publike. Në videon e publikuar shihet se si familja Aliu përplaset nga automjeti, ku 4-vjeçari që mbeti i lënduar rëndë vdiq pas disa ditësh në spitalin klinik në Shkup.

Varrimi i tij u krye të shtunën, ndërkohë që pritet zhvillim proteste ku do kërkohet dënimi maksimal për maqedonasin Boban Iliç që aktualisht është në paraburgim.

Babai i 4-vjeçarit, Sedat Aliu, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit.

“Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur radhën për t’i dhënë djalit një injeksion. Në ato momente erdhi një rast urgjent dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B.I., i cili po priste njëjtë në radhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana m’u desh edhe mua të thërras vëllaun dhe nipin tim. Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit ‘Mercedes C200’. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruas dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me shkopinj bejsbolli.”, ka treguar ai.

Sipas tij, bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm, ndaj shpreson që përgjegjësi të dënohet maksimalisht. “Ne presim prej organeve, institucioneve të shtetit që krimineli të marrë dënimin e merituar, maksimalisht”, – ka theksuar prindi i Almirit.

Burimi: Telegraf

Komento
Etiketimet
Shperndaje