Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pamje të rënda, demi godet për vdekje toreadorin spanjoll

July 10
11:17 2016

Një toreador spanjoll është qëlluar për vdekje nga një dem pasi e ka vënë poshtë me brirët e tij në prani të bashkëshortes së tij dhe mijëra shikuesve. Kjo është vrasja e parë pas 30 vitesh e një toreadori.
Victor Barrio ishte 29 vjeç, një toreador profesionist dhe këtë të shtunë pësoi një goditje vdekjeprurëse gjatë performancës së tij në ring, e cila transmetohej “live” në televizion. Ngjarja ka ndodhur në Teruel, Spanjën Lindore. Barrio ka përfunduar në tokë pas goditjeve të dhimbshme nga demi i quajtur Lorenzo, në krah, në gjoks dhe përplasjeve në tokë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por humbi jetën si pasojë e goditjeve të cilat i kishin shkaktuar vrimë në mushkëri.

Gjatë performancave zakonisht toreadori merr rolin e udhëheqësit. Shikuesit e kanë regjistruar dhe hedhur në internet ngjarjen, e cila konsiderohet si humbja e parë e këtij shekulli në luftën me demat.

Shperndaje