Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Pamje të rënda) Aksidenti i Maminasit: Taksia përplaset me shpejtësi të madhe, ja çfarë filmuan kamerat

(Pamje të rënda) Aksidenti i Maminasit: Taksia përplaset me shpejtësi të madhe, ja çfarë filmuan kamerat
February 23
17:41 2018

“Balkanweb” siguron pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së karburantit në Maminas, në oborrin e të cilit fluturoi taksia me të cilën udhëtonin Buajr Agalliu 60-vjeç dhe pasagjerja e tij Elena Avdillari 23-vjeç. Kujtojmë që pamjet janë filmuar vetëm nga dy kamerat e brendshme të karburantit, pasi ato jashtë, që mund të tregonin edhe aksidentin e plotë kanë qënë të fikura në atë moment.

Ndërkohë, bien të gjitha dyshimet se aksidenti me dy të vdekur në Maminas mund të ishte vrasje. Policia e Durrësit ka dërguar dosjen në prokurori dhe nga analiza e grupit hetimor, paraprakisht ngjarja rezulton aksident dhe jo vrasje.

Burime për “BalkanËeb” duke iu referuar hetimeve, bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe goditja në parakalim. Gjithashtu 23-vjeçarja s’është paraqitur në Policinë Kufitare për të vulosur pasaportën. Elena Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë.

 

Komento
Shperndaje