Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paloka krahason Ramën me perandorin gjakatar Kaligula: “Ai bëri kalin senator, ky…”

Paloka krahason Ramën me perandorin gjakatar Kaligula: “Ai bëri kalin senator, ky…”
August 27
13:41 2017

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka bërë një parashikim mbi qeverinë e re që do të ndërtojë kryeministri socialist, Edi Rama, mbi emrat e rinj që do të zënë vend në kabinetin e tij.

Ai ka nxjerrë nga historia një emër, Kaligulën, për të ilustruar mendimin e tij:

“Qeveria e Ramës dhe Kaligula…

Për ata që janë kuriozë se kë do të caktojë Rama ministra nën drejtimin e tij. Kaligula ka qenë një nga perandorët e Romës së lashtë, i njohur për mizorinë dhe çmendurinë e tij. Një nga bëmat më të njohura të tij është “emërimi” i kalit të tij senator të Romës.
Jam i bindur që Rama do e kaloje Kaligulën me ata që do emërojë ministra. Kaligula bëri kalin senator, ky…”,- lë të nënkuptohet Paloka në fund, por pa saktësuar më tej për cilin emër e ka fjalën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje