Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pallati tek diga, Administrativja shtyn kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit. Bashkia: Ka konflikt interesi

Pallati tek diga, Administrativja shtyn kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit. Bashkia: Ka konflikt interesi
May 24
12:48 2016

Gjykata Administrative ka shtyrë kërkesën e Bashkisë së Tiranës për përjashtimin e gjyqtarit Arjan Qafa nga trupi gjykues. Mësohet se kërkesa është shtyrë për tu gjykuar më 30 maj, kur do të vendoset nëse gjytari Qafa do jetë ose jo pjesë e trupit gjykues që do shqyrtojë çështjen në themel të ndërtimit ose jo të 17-katëshit tek diga e liqenit artificial.

Pak ditë më parë, bashkia me në krye kryebashkiaku Erion Veliaj, zhvilloi një protestë përpara Gjykatës Administrative ku kërkoi ndryshimin e trupit gjykues. Veliaj theksoi se nuk do të lejohet ndërtimi i pallatit në këtë zonë.

Në padinë penale ndaj gjyqtarit Arjan Qafa, ky i fundit akzuohet se ka lidhje të ngushtë me kompaninë që do të ndërtojë pallatin.

“Me anë të një njoftimi për shtyp, ky institucion pohon se gjyqtari ka lidhje të ngushtë me kompaninë që do ndërtojë pallatin, ndërsa theksoi se gjyqi është i montuar. “Prej kohësh, Bashkia e Tiranës ka denoncuar dhe argumentuar para publikut faktet që vërtetonin lidhjen e ngushtë të këtij gjyqtari me kompaninë “Gener 2” dhe se pikërisht për këtë arsye, gjyqi në fjalë është i montuar.

Është fakt se gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”. Është fakt se në 31 Mars 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) e ka kallëzuar z. Qafa në prokurori për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.”, citohet ndër të tjera në kallëzimin penal.

Etiketimet
Shperndaje