Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pakistan, prindërit vrasin vajzën shtatzënë për të ruajtur “nderin”!

Pakistan, prindërit vrasin vajzën shtatzënë për të ruajtur “nderin”!
June 17
11:36 2016

Një grua shtatzënë me djalin e saj të dytë është vrarë nga familjarët pasi ishte martuar kundër vullnetit të tyre.
Ky është një nga aktet e fundit, që quhen “krime nderi”, të ndodhura në Pakistan.

Muqaddas Bibi, 22 vjeç, ishte e martuar me Taufiq Ahmed 3 vite më parë, në kundërshtim me idenë e familjarëve të saj, të cilët e konsideronin këtë martesë me dashuri të turpshme në krahasim me martesat prej familjeve.

Këtë gjë e ka zbuluar investiguesi i policisë Mohammad Arshad.
Zbulohet se mamaja dhe vëllai i Bibit e kishin afruar atë gjatë një vizite në spital, duke e bindur të kthehej në shtëpi me idenë se e kishin pranuar martesën. Sipas dëshmisë së kreut të policisë lokale, kur gruaja në muajin e 7-të të shtatzënisë mbërriti në shtëpinë e prindërve, ata i prenë fytin me thikë.

Në këto momente policia është ende në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar pas krimit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje