Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pakistan – E frikshme! Digjet e gjallë sepse refuzoi propozimin për martesë

Pakistan – E frikshme! Digjet e gjallë sepse refuzoi propozimin për martesë
June 01
18:06 2016

Një lajm shokues vjen nga Pakistani: një 19-vjeçare është torturuar dhe më pas është djegur e gjallë për arsye se më parë kishte refuzuar propozimin për martesë të djalit të një ish-kolegu të saj.

Maria Sadaqat u sulmua nga një grup personash jashtë territorit të fshatit Dewal, diku afër kryeqytetit Islamabad.

“Ajo u torturua brutalisht dhe u dogj e gjallë. E çuam në një spital në Islamabad, por nuk arriti t’u mbijetonte djegieve.” – tha për “AFP”, daja i Sadaqat.

Ai më tej tha se vajza u sulmua nga presidenti i shkollës private ku punonte si mësuese, pasi kishte refuzuar propozimin e djalit të tij.

“Ai kishte dyfishin e moshës së saj dhe ishte i divorcuar, prandaj ajo refuzoi ofertën për martesë”, – tha ai.

Policia ka deklaruar se para se të vdiste, Sadaqat kishte thënë emrat e dhunuesve, presidenti i shkollës dhe tre persona të tjerë.

Etiketimet
Shperndaje