Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paketa antishpifje Rama: “Nuk e harroj kurrë atë moment kur djali im po qante poshtë…”

Paketa antishpifje Rama: “Nuk e harroj kurrë atë moment kur djali im po qante poshtë…”
October 16
21:00 2018

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, ku ndër të tjera ka folur edhe për paketën anti shpifje.

Rama ka treguar momentin kur sipas tij ka gjetur djalin e tij të tmerruar poshtë krevatit, pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i tij. Kryeministri u shpreh se nuk i ka borxh askujt dhe nuk e toleron shpfjen.

“Unë jam babai i një djali 4-vjecar dhe një 30 vjeçari. Unë nuk i  kam borxh askujt që djali im të rritet në terrorin e shpifjes. Unë jam babai i një djali 4 vjeç… Nuk e harroj atë momentin kur djali im ishte futur poshtë krevatit se kishte dëgjuar se ai nuk ishte djali im. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri… Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve”- tha Rama.

Burimi:Ballkanweb

Komento
Shperndaje