Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Pak të thuash i papjekur, është i vonuar”, Çim Peka sulmon sërish Lulzim Bashën

“Pak të thuash i papjekur, është i vonuar”, Çim Peka sulmon sërish Lulzim Bashën
August 12
20:06 2017

Analisti dhe gazetari Çim Peka, i cili i ka shfaqur prej kohësh bindjet e tij të djathta, që para zgjedhjeve të 25 qershorit ka nisur hapur “luftën” në distancë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në vazhdën e sulmeve ndaj tij, sot gazetari shkruan se Basha nuk ka dashur të takojë 6 senatorë republikanë që kanë ardhur nga SHBA-ja për disa vizita në Ballkanin Perëndimor, por ka dërguar Edi Palokën në vend të tij.

Peka reagon mjaft ashpër lidhur me këtë çështje, duke e quajtur Bashën “të papjekur” dhe “të vonuar”.

“6 senatorë amerikanë, bashkë me stafet e tyre po vizitojnë Tiranën. Pas takimeve me krerët e shtetit, kanë kërkuar një takim edhe me opozitën. Në emër të opozitës i pret Edi Paloka. Po flasim për as më shumë e as më pak, por për 6 senatorë republikanë me shumë peshë në administratën e re. Dhe kryetari i opozitës që do duhej të vraponte deri në Uashington për ti takuar, nuk ndërpret rrëzimin por i “delegon” Ed Palokën si përfaqësues të opozitës. Ky është pak të thuash i papjekur, ky është i vonuar…”,- shkruan Peka. /Blitz.al/

Shperndaje