Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pak para përfundimit, publikohen pamjet brenda stadiumit të ri “Arena Kombëtare”

Pak para përfundimit, publikohen pamjet brenda stadiumit të ri “Arena Kombëtare”
August 16
20:10 2019

Prej kohësh ka filluar puna intensive për ndërtimin e stadiumit të ri në Tiranë. Tashmë kalimtarët arrijnë të shohin “Arena Kombëtare” drejt përfundimit, por vetëm nga jashtë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e para brenda stadiumit, i cili është ende në punim e sipër.

“EDHE PAK… 😉

Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës😊

(Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja😰)

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat🤝

(Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama🥴)”- ka shkruar Rama krahë fotove të stadiumit të ri (edhe disa fotove “sa për kujtesë” nga ai i vjetri).

Na mbetet vetëm të presim deri në ndeshjen e parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje