Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pajisja përgjuese, Visho Ajazi dhe dy prokurorë në zyrën e Llallës

Pajisja përgjuese, Visho Ajazi dhe dy prokurorë në zyrën e Llallës
June 09
09:39 2016

Në vijim të hetimeve për pajisjen përgjuese “IMSI Catcher” të futur në Shqipëri dhe që dyshohet se është administruar në kundërshtim me ligjin, kryeprokurori Adriatik Llalla është duke zhvilluar një takim me kreun e SHISH-it, Visho Ajazi.

Të pranishëm në këtë takim janë edhe kreu i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Ai zhvillohet pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe pas debateve që ka shkaktuar kjo çështje në gjykatë dhe polici.

Komento