Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pajisja përgjuese, Apeli rikthen në detyrë kreun e Policisë, Haki Çako

Pajisja përgjuese, Apeli rikthen në detyrë kreun e Policisë, Haki Çako
June 16
12:26 2016

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka rikthyer në detyrë Haki Çakon të akuzuar për “Shpërdorim detyre” lidhur me pajisjen përgjuese.

Trupi gjykues i përbërë nga Marie Qiriazi dhe anëtarë Ervin Metalla dhe Fiqirete Mullai vendosën në favor të kreut të Policisë. Sipas avokatit mbrojtës të Çakos, Apeli vlerësoi se “nuk ka dyshime të arsyeshme që ka vepër penale” ndaj dhe Çako mund të rikthehet në detyrë. Kreu i Policisë apeloi vendimin më 9 qershor, tri ditë pas shpalljes së tij.

Komento