Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pajisja e përgjimit, nën hetim edhe Ministri i Brendshëm Tahiri

Pajisja e përgjimit, nën hetim edhe Ministri i Brendshëm Tahiri
June 07
13:00 2016

Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se po hetohet edhe roli i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, sa i takon çështjes së përgjimeve. Mësohet se ministri do të hetohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkaq, gjykata ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakon, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. Ai ishte i pranishëm në panairin e Policisë së Shtetit kur mësoi lajmin e pezullimit nga detyra. Menjëherë pas lajmit, ai u largua nga panairi.

Lidhur me pezullimin e Çakos, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se kjo çështje i përket ligjit ndaj preferon të mos e komentojë. Ai theksoi se ligjërimi politik nuk ndihmon aspak në ecurinë e çështjes.