Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paditet Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku

Paditet Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku
October 11
19:05 2018

Prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj ka paditur kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Ajo ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizimin e urdhërit të Markut, me anë të të cilit e tranferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.

Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrative Elda Vrioni.

Në kërkesën e saj prokurorja Muhametaj ka bërë të qartë se ky vendim ka tejkaluar kompetencat e Markut, dhe kërkon shfuqizimin e vendimit pasi sipas padisë është shkelur ligji për statusin e prokurorëve.

Burimi: Top Channel

Komento
Shperndaje