Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Padia ndaj Veliajt, nis hetimi për parkun e liqenit, caktohet prokurori i çështjes

Padia ndaj Veliajt, nis hetimi për parkun e liqenit, caktohet prokurori i çështjes
April 02
15:08 2016

Prokuroria e Tiranës ka nisur veprimet hetimore lidhur me padinë e ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e liqenit.

Një ditë më parë, dy aktivistët Arian Galdini dhe Sazan Guri, njoftuan depozitimin e një kallëzimi penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ata kërkuan që prokuroria të përshpejtojë veprimet hetimore.

Sipas dy aktivistëve, arroganca që kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj shfaqin për të vendosur me çdo kusht legjitimitetin e betonizimit te parku i liqenit është vetëm gjurma e parë e një projekti-pilot për të asgjësuar kriticizmin, mendimin ndryshe, kundërshtitë, opozitarizmin dhe aktivizmin civil në Tiranë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje