Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit
August 12
17:46 2016

Qeveria ka miratuar fondin për strukturën e re të pagave të punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Fondi i pagave të shoqërisë në 2016-n pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me një vit më parë. 98.46% e fondit shkon për rritjen e nivelit të pagave për punonjësit e nivelit të ulët në drejtoritë rajonale dhe ato të tensionit të lartë.

Me miratimin e vendimit, 2440 elektricistë do të përfitojnë nga rritja e pagave, rroga e të cilëve do të shkojë deri në 70 mijë lekë. Rritje parashikohet për pozicionet shofer, recepsionist, magazinier, teknik, dispecer, arkivist, operator, ndërsa pagat e nivelit të lartë menaxhues të kompanisë nuk do të ndryshojnë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shprehet se ky ndryshim në sistemin e pagave do të ndikojë drejtpërsëdrejti në performancën e shoqërisë për vitin 2016. /Blitz.a/

Komento
Etiketimet
Shperndaje