Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

OSHEE: Disa zona në Tiranë pa energji, shkaktare firma që punon për bulevardin

OSHEE: Disa zona në Tiranë pa energji, shkaktare firma që punon për bulevardin
September 26
13:04 2016

Banorët e disa zonave të kryeqytetit janë përballur ditën e sotme me mungesën e energjisë elektrike. Konkretisht bëhet fjalë për zonat rreth shinave të trenit, “Mine Peza”, “Harry Fulz”, prokuroria, një pjesë e Babrrusë.

Në një deklaratë për mediat, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpjegon se shkak i kësaj ndërprerje është bërë një firmë private, e cila ka dëmtuar dy fidrat e OSHEE-së.

“Prej 25 minutash, disa zona të Tiranës, rreth shinave të trenit, në “Mine Peza”, “Harry Fulz”, prokuroria, një pjesë e Babrrusë etj., nuk kanë energji elektrike pasi një firmë private “Copri Aktor”, duke punuar për llogari të projektit për zgjatimin e bulevardit, dëmtoi dy fidrat e OSHEE-së e për pasojë dha impakt negativ në dy fidra të tjerë”, – citohet fillimisht në njoftimin e OSHEE-së.

Më tej, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpjegon se janë marrë masat e menjëhershme për rregullimin e defektit, ndërkohë që janë duke u marrë edhe masa ligjore ndaj subjektit privat. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje