Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Organizata e Kombeve të Bashkuara, komunave franceze: Tërhiqini menjëherë masat anti-burkini!

Organizata e Kombeve të Bashkuara, komunave franceze: Tërhiqini menjëherë masat anti-burkini!
August 30
17:53 2016

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sulmon komunat franceze, të cilat kanë ndaluar burkinin në plazh, pasi kjo masë diskriminon myslimanët.

“Këto dekrete nuk e forcojnë sigurinë, por shtojnë intolerancën, mbi të gjitha ndaj femrave. Barazia gjinore nuk arrihet duke vendosur rregulla për veshjen”, – shkruajnë Kombet e Bashkuara.

“U kërkojmë të gjitha autoriteteve lokale të cilat kanë vendosur rregulla të tilla se duhet t’i tërheqin menjëherë!”  – u shpreh Rupert Colville, zëdhënësi i zyrës për të drejtat e njeriut.

Ky debat vazhdon të jetë “i zjarrtë” në Francë, aty ku personalitete të politikës kanë shfaqur hapur mendimet e tyre. I fundit që është shprehur ka qenë ish-presidenti Nicolas Sarkozy, i cili ka premtuar se nëse do të rizgjidhet në krye të shtetit, do të ndryshojë Kushtetutën për të hartuar një ligj të ri për ndalimin e burkinit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje