Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ora 09:30, numërohen 5.124 kuti nga 5.362 në total. Mësoni rezultatet në kohë reale

Ora 09:30, numërohen 5.124 kuti nga 5.362 në total. Mësoni rezultatet në kohë reale
June 27
08:28 2017

Ndërsa procesi i numërimit të votave që shprehin vullnetin e qytetarëve shqiptarëve në zgjedhjet e 25 qershorit po shkon drejt fundit, situata në të gjithë vendin është e qetë dhe nëse vijohet me këto ritme në orët e pasdites së sotme do të përfundojnë të gjitha kutitë.

Për momentin në rang vendi kryeson PS me 727.818 vota ose 48.35% e shprehur në 74 mandate.

Pas saj është PD me 434.849 vota ose 28.88%  e shprehur në 43 mandate.

Në vend të tretë vjen LSI me 217.086 vota ose 14.42% e shprehur në 19 mandate.

Në vend të katërt është PDIU me 70.064 vota ose 4.65% ose 3 mandate.

Ndërsa në vend të pestë ka dalë LIBRA me 18.442 vota ose 1.23%, por pa mundur të marrë asnjë mandat.

Deri në këto momente ka përfunduar totalisht numërimi në qarqet Korçë, Fier, Dibër. Ndërsa në gjithë qarqet e tjera ka ende për të numëruar, edhe pse procesi është drejt fundit. Për më tepër ndiqni panoramën në grafikët e mëposhtëm.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje