Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Opozita në protest, nis blindimi i Tiranës 1500 forca policie dalin në terren!

Opozita në protest, nis blindimi i Tiranës 1500 forca policie dalin në terren!
May 25
13:26 2018

Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e opozitës përballë Kryeministrisë.

Duket se ministria e Brendshme që drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe drejtoria e Përgjithshme e policisë kanë vendosur, që të paraqesin forcën me të gjithë arsenalin e forcave, me rastin e mitingut të nesërm që organizon opozita.

Sipas  planit të  masave të policisë për protestën e të shtunës, duke nisur që sot në terren do të ketë rreth 1500 forca policore të Tiranës dhe të thirrura nga komisariatet e rretheve.

Sipas Syri.net, mësohet se do të ketë devijim trafiku në aksin, që lidh bulevardin me qendrën e qytetit. Gjithashtu autobusët nga rrethet nuk do lejohen të futën në qendër të Tiranës. Nga ana tjetër në këtë plan është parashikuar që përqendrimi më i madh i forcave, do të jetë përreth kryeministrisë por edhe te ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera. Kontrollet do të nisin që sot në të gjitha akset kombëtare, që të çojnë në kryeqytet.

Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës e cila është parashikuar që të nisë në orën 11:00, por në kërkesë nuk përcaktohet një orar për mbylljen e saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje