Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Opozita braktis Kuvendin: Kërkon rivotim të Ligjit për Teatrin!

Opozita braktis Kuvendin: Kërkon rivotim të Ligjit për Teatrin!
July 09
09:45 2018

Ditën e sotme, opozita ka braktisur Kuvendin në një kohë kur është votuar një herë Ligji për Teatrin Kombëtar.

Ndërkohë, ajo është përfaqëuar nga Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, ku ky i fundit është shprehur se seancën e kaluar, vota e Vangjel Tavos është manipuluar duke votuar pro shembjes.

“Zoti kryetar kjo seancës, ku cituat kërkesën që kemi bërë, është kërkesë e cila qartëson sallën e Kuvendit tashmë çdo standard ka rënë. Ne kemi depozituar dy ditë më parë edhe më shumë, ndaj është koha e nevojshme. Nuk mundet që parlamenti të funksionojë. Vota u tjetërsua në mënyrën më të keqe. Për ne është e papranueshme dhe të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë. Mos të vazhdojmë më sëbashku deri sa kjo situatë të sqarohet”, tha Vasili.

Kurse Spaho ka hedhur akuza se opozitës po i merren votat.

“Edhe unë dëshiroj të mbështes mendimin e zotit Vasili. Ditën e enjte u miratua shembja e teatrit. Por më shumë se përmbajtja e ligjit, votimi ka pasur defekt, rezultati është manipuluar. Një nga anëtarët e opozitës rezulton të ketë votuar pro shembjes. Nuk është çudi që në këtë vend të ndodh diçka e tillë. Kërkesa jonë për të anuluar votim in është bërë para dy ditësh, pasi çështja është e rëndësishme. Ne si opozitë nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, pasi gjendje të tilla në Kuvendin e Shqipërisë po bëhen të zakonshme. Opozita po privohet nga e drejta e fjalës, por vullneti i saj po denatyrohet”, pohoi ai. Sakaq, në kundërsulm u hodh kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ky i fundit tha se nuk bëhet fjalë për asnjë manipulim me votat. Ai tha se deputeti i pavarur Robert Bitri ishte pajisur me një karton, që ka rezultuar të jetë i Tavos.

“Nga ana e PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Sikurse për transparencë të opinionit publik, deputetit të pavarur në vendin që ai voton, i është dhënë një kartë. Kamerat e Kuvendit ta hetojnë. Nëse LSI ka detyrim për të bojkotuar, s’ka të bëjë me votimin. E drejta e Bitrit nuk mund ti hiqet për të votuar. Çfarë dhe kush fshihet pas këtij skenari për të prishur votimin e ditës së enjte, këtë e kuptojnë të gjithë”, tha Balla. Ndërkohë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se sot ishte njohur me kërkesën e opozitës për rivotim të ligjit, me pretendimin se është vjedhur vota e tyre.

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje