Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Operacioni ndërkombëtar antitrafik në shkallë të gjerë, Policia e Shtetit bëhet pjesë e tij

Operacioni ndërkombëtar antitrafik në shkallë të gjerë, Policia e Shtetit bëhet pjesë e tij
October 19
17:31 2016

Nga Anduena Llabani

Operacioni “Ciconia Alba”, në kuadër të JAD (Join Action Days), u organizua nga Europol. Nga ana e Policisë Shqiptare është marrë pjesë në këtë operacion, ku oficerët tanë të Sektorit Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore janë dërguar në Gjermani dhe kanë kryer veprime konkrete me palën gjermane në terren.

Kemi pasur pikat tona të kontaktit dhe kemi shkëmbyer informacion edhe për çështje të trafikimit të lëndëve narkotike. Në operacion morën pjesë 52 shtete dhe 5 organizata ndërkombëtare të luftës ndaj krimit. Operacioni zgjati një javë dhe komandohej nga një qendër koordinuese operacionale që ishte instaluar në selinë e Europolit në Hagë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2.38 tonë kokainë, si dhe 181.550 euro, 314 persona u arrestuan, 541.423 shtetas dhe mjete u kontrolluan gjatë operacionit. Nga ky operacion u shpëtuan 529 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

Pothuajse gjysmë milion njerëz janë përfshirë për një javë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje